24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Rikthim në Portugali? Mourinho lë të hapur çdo mundësi: Unë mund të stërvis kudo

- Advertisement -

Pas “ndarjes” me “Verdhekuqtë” e Roma gjatë muajit janar, tekniku portugez, Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre të re, për t’u “rikthyer” në botën e futbollit e nddërsa ka qenë prezent në Çmimin e Madh të MotoGP në Portimao, në Portugali këtë të shtunë, që sapo lamë pas, trajneri është pyetur pikërisht për të ardhmen e tij.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, tekniku portugez deklaroi se dëshiron që të fillojë punë sa më shpejt, që nga vera, ndërsa nuk shprehu preferenca për një klub të caktuar, duke lënë të hapura të gjithë mundësitë.

“Nuk kam nisur bisedime me asnjë klub, jam i lirë, por dua të punoj që nga vera. Një kthim në Portugali? Futbolli është jeta ime, unë mund të stërvit kudo”,- u shpreh “Special One”, i cili në këtë mënyrë i hap rrugë një rikthimi te Porto, me këta të fundit që aludohet se në verë do të humbasin tekniku Francisco Conceicao, me këtë të fundit, që lidhet ngushtë me një kalim te Lazio. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit