Njëra ndër fitoret më të rëndësishme deri tash të Milanit, dhe rikthimi më i madh i rossonerëve këtë stinor. Torino pas një kohe shumë të gjatë luajti perfekt ndaj një klubi të madh, mirëpo ishin vetëm 17 minuta krejt çfarë treguan në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të.
Pas vetëm 10 minutash akordohet penallti për Torinon, prej nga Vlasic realizoi.
7 minuta më vonë sulmuesi Duvan Zapata e dyfishoi epërsinë, dhe u mendua se Torino do të fitojë. Megjithatë, një gol i jashtëzakonshëm i Adrien Rabiot nga 30 metra, e ktheu në lojë Milanon.
Në pjesēn e dytë, Milan ishte larg skuadër më e mirë, kurse protaginist ishte Ceistian Pulisic, që sapo hyri në lojë shënoi golin e barazimit, për të shënuar i njëjti golin e fitores.
Me këtë triumf, Milan kthehet sërish lider me 31 pikë sa ka edhe Napoli, ndërsa pas një jave skuadra e Max Allegrit luan me Sassuolon, derisa Torino e pret Cremonesen.






