-7.9 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Rikthim i çmendur i Cityt në “Anfield”, fiton në mënyrë spektakolare ndaj Liverpoolit

- Advertisement -

Liverpooli i bëri konak sot Manchester Cityt në kuadër të ndeshjes derbi të xhiros së 25-të në Premierligë.

Ndeshja në “Anfield” përfundoi me shifrat prej 3-1 për Manchester Cityn, i cili vazhdon presionin ndaj Arsenalit, që kryeson tabelën e klasifikimit.

Pas një pjese të parë të qetë, me një dominim të lehtë të Manchester Cityt, pjesa e dytë ishte e tëra e Liverpoolit, deri në shënimin e golit.

Në minutën e 74-të, Dominik Szoboszlai shënoi për 1-0, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, pas një serie të rasteve të humbura nga Hugo Ekitike.

Mirëpo, më pas, loja e Liverpoolit ra, teksa e Cityt u ngrit.

Djelmoshat e Pep Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë në “Anfield”, për të marrë një fitore të madhe.

Fillimisht, në minutën e 84-të, Bernardo Silva shënoi për 1-1, pas asistimit nga Erling Haaland.

Ky i fundit shënoi edhe pas disa minutash, më saktësisht në minutën e 93-të nga penalltia, për rezultatin 2-1.

Në fund të ndeshjes, ndodhi një episod i jashtëzakonshëm, me Alissonin që doli në sulm për t’i ndihmuar skuadrës e duke e lënë portën e zbrazët.

Rayan Cherki e pranoi topin në gjysmë të fushës, duke shënuar, por gjatë aksionit, Dominik Szoboszlai tentoi ta pengojë Haalandin, dhe kështu goli u anulua dhe hungarezi u ndëshkua me karton të kuq, për t’i dhënë një goditje dënimi Cityt.

Me këtë fitore, “Cityzens” shkojnë në kuotën e 50 pikëve, gjashtë më pak se Arsenali, që është i pari.

Ndërkohë, Liverpooli mbetet i gjashti me 39 pikë të tubuara.

Të ngjashme

Të fundit