Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Rina Maloku është rikthyer në rrjetet sociale, duke befasuar ndjekësit e saj. Ajo kishte qëndruar larg publikimeve që nga vdekja e dyshimtë e bashkëshortit të saj, dizajnerit të njohur kosovar Festim Isufi një humbje që tronditi opinionin publik.
Si bashkëshorte e tij, Rina zgjodhi ta përjetonte dhimbjen dhe mallin në privatësi, duke mos e ndarë pikëllimin e saj me ndjekësit. Megjithatë, së fundmi ajo postoi një fotografi me një peizazh malor gjatë perëndimit, të shoqëruar me fjalët domethënëse:
“Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet.”
Ky mesazh i fortë duket si një shenjë qëndrueshmërie dhe force përballë humbjes së madhe.








