1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Rikthehet qetësia në Sri Lanka, presidenti dhe kryeministri dorëhiqen pas protestave

- Advertisement -

Sri Lanka po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme. Pas protestave të dhunshme dhe zemërimit të shprehur nga populli, dy liderët e lartë të shtetit kanë pranuar se do të dorëhiqen. Ky lajm shkaktoi gëzim në qendrën kryesore të protestës në Colombo.

Fishekzjarret janë hedhur në shumë pjesë të qytetit. Marrë shkas nga dorëheqja e paralajmëruar e presidentit dhe kryeministrit, shumë manifestues u kthyen në shtëpi, ndërsa në mbarë vendin u kthye qetësia.

Qytetarët dogjën shtëpinë e kryeministrit dhe pushtuan shtëpinë me pishinë të presidentit në një revoltë drejtuar drejtuesve të vendit për menaxhimin e krizës ekonomike. Dorëheqja e tyre ka qenë kërkesa kryesore e të gjitha tubimeve përgjatë një muaji, ndërsa inflacioni vijon të rritet mes një mungese të madhe në ushqime, karburant dhe medikamente.

Sri Lanka po përballet dhe me mungesë të madhe të monedhave të huaja teksa shteti I ka kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për një hua emergjence. /A2CNN

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit