13.1 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Rikthehet qarkullimi pa kontrolle kufitare për automjetet mes Kosovës dhe Shqipërisë

- Advertisement -

Është rikthyer lëvizja pa kontrolle kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të jetë i vlefshëm deri më 28 shkurt.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa shqiptare ose kosovare do të kalojnë kufirin pa kontrolle, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë vetëm për mjetet me targa të huaja.

Marrëveshja për lëvizje të lirë synon të lehtësojë qarkullimin midis dy vendeve, veçanërisht në periudhat me fluks të lartë udhëtimesh, si gjatë verës apo festave fundvitare.

Të ngjashme

Të fundit