Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot njoftoi se si pasojë e një problemi nga sistemi doganor serb, kalimi i kamionëve me mallra ishte ndërprerë.
Mirëpo, kanë njoftuar se problemi është rregulluar dhe se qarkullimi i kamionëve ka filluar.
“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinjë është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, ka njoftuar QKMF-ja.