Rikthehet qarkullimi i automjeteve në Jarinje

- Advertisement -

Rreth orës 12:35, është rikthyer qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, pas përfundimit të punimeve nga kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nga Serbia.

Megjithatë, është krijuar kolona prej 1.500 metrash, ku pritja për automjetet arrin deri në dy orë.

Qytetarët mund të marrin informacion shtesë nga QKMK në numrat: 045198000, 045198606 dhe 080050095.

Të ngjashme

Të fundit