Grupi i famshëm Pink Floyd po përgatiten për projektin e tyre të parë pas 28 vitesh në mbështetje të Ukrainës. Kënga quhet “Hey Hey Rise Up” dhe do të publikohet më 8 Prill. Ndërsa të ardhurat do të shkojnë për Ndihmën Humanitare të Ukrainës.
Kjo do të jetë muzika e parë origjinale e regjistruar së bashku si grup që nga “The Division Bell” e vitit 1994. Kënga përmban gjithashtu vokal nga këngëtari ukrainas Andriy Khlyvnyuk, nga grupi Boombox, marrë nga një klip që postoi ku këndon në sheshin Sofiyskaya të Kievit.
![](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/04/07/17/56342227-10696873-image-a-340_1649350002078.jpg)
Ai këndoi një këngë patriotike ukrainase, Oh, The Red Viburnum In The Meadow, shkruar në Luftën e Parë Botërore. Titulli i këngës së Pink Floyd është marrë nga rreshti i fundit i këngës, i cili përkthehet: “Hej, hej, ngrihu dhe gëzohu”.