Kryeshefi i KRU “Gjakova”, i cili ishte arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafikim me njerëz, është rikthyer në punë.
Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, njofton se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur ka marrë vendim për shfuqizimin e Vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqin.
“ Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024, mori Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë. Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024. Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë!”, thuhet në njoftimin e ordit të KRU “Gjakova”.