13.2 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Rikthehet në operim njësia A4 e Kosovës A

- Advertisement -

Koroporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është kthyer në operim Njësia A4 në TC Kosova A.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, KEK-u ka njoftuar se defekti në kabllot e matjeve është sanuar.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se, pas një angazhimi të madh nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova A, njësia A4 është rikthyer në operim. Sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale. Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njësisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05 : 04 dhe gjendja e saj tani është stabile”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit