14.4 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Rikthehet Muriqi, do të luaj ndaj Gironas të hënën

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikuperuar nga lëndimi dhe ditët e fundit është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit te Mallorca.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Jagoba Arraste, i cili mund të llogarit në Muriqin për ndeshjen kundër Gironas, që luhet të hënën mbrëma në kuadër të La Ligas.

Megjithatë, Muriqi nuk pritet të jetë startues në këtë ndeshje por do të ketë minutazhë për ta ndihmuar ekipin e tij.

Shkaku i lëndimit muskulor, Muriqi i ka munguar Mallorcas në tri ndeshjet e fundit kampionale, në të cilat ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Sulmuesi 31-vjeçar ka 7 gola këtë sezon në La Liga, ndërsa Mallorca është e nënta në tabelë me 44 pikë pas 33 xhirove të luajtura.

Të ngjashme

Të fundit