Home Sport Rikthehet Liga e Evropës me katër sfida interesante, vëmendja në Milan

Rikthehet Liga e Evropës me katër sfida interesante, vëmendja në Milan

0
Rikthehet Liga e Evropës me katër sfida interesante, vëmendja në Milan

Pas emocioneve që dhuroi për dy ditë Liga e Kampionëve, tani në rend është Liga e Evropës, e cila ka në program sot katër takime.

Kryendeshja mund të themi që është në mes Milanit dhe Romës, dy ekipe italiane që do të kërkojnë një vend në gjysmëfinale.

Ndërsa, Bayer Leverkuseni do të synojë që të vazhdojë ecurinë pa humbje ndaj West Ham Unitedit.

Në takimin tjetër, Benfica do t’i bëjë konak skuadrës së Marseille, që nuk është duke kaluar në momente të mira.

Teksa, Liverpooli do të përballet me skuadrën italiane, Atalanta.

Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Exit mobile version