-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Rikthehet inflacioni i produkteve ushqimore, biletat e fluturimeve me rritje dyshifrore krahasuar me 2023-ën

- Advertisement -

Pas një periudhe të ngadalësimit të inflacionit përgjatë vitit 2024, çmimet e ushqimeve kanë filluar të rriten sërish, duke shtuar presionin mbi fuqinë blerëse të familjeve në fillim të stinës së dimrit. Sipas Bankës Botërore, që nga shtatori i këtij viti, çmimet e ushqimeve kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me muajt paraprak. Krahas shportës së produkteve ushqimore, që ka shënuar një rritje dyshifrore — krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar — është regjistruar edhe një rritje në çmimet e biletave të fluturimeve.

Sipas raportit të Bankës Botërore, i titulluar “Përditësimi i Sigurisë Ushqimore”, ndërmjet nëntorit 2023 dhe tetorit 2024, inflacioni i ushqimeve mbeti relativisht i ulët në krahasim me krizat e viteve të mëparshme, por u vu re një rritje e lehtë sërish në shtator.

Ndërsa sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për tetor 2024, çmimet e përgjithshme të konsumit janë rritur me 0.4% krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Në bazë mujore, çmimet u rritën me 0.2 pikë përqindje nga muaji shtator. Këto rritje u shkaktuan nga kostot më të larta në kategoritë kryesore si frutat (+4,7%), produktet e qumështit (+1,3%) dhe djathi dhe vezët.

Ndërsa në bazë vjetore – krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak – inflacioni shënoi rritje për 0.4 pikë përqindje. Sipas ASK-së, çmimet e biletave të fluturimit janë rritur për 10.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Tetor 2024 / Tetor 2023 Rritja e Çmimeve (%)
Kafja, çaji dhe kakao 11.3%
Biletat e fluturimeve 10.9%
Shërbimet financiare 9.1%
Mallrat dhe shërbimet [shtëpiake] 6.2%
Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet 5.1%
Pijet alkoolike 3.7%
Qumështi, djathi dhe vezët 3.6%
Mishi 3.1%
Duhani 3.0%
Kujdesi personal 2.9%
Veshje 2.4%
Buka dhe drithërat 1.7%
Shërbimet hoteliere 1.4%
Ndikimi total në IHÇK-it 1.7%
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kriza e inflacionit

Vitet e fundit ishin ndër më të rëndat për Kosovën në dekada në kontekst të presioneve inflacioniste. Kosova e mbylli vitin 2022 me inflacion dyshifror, ndërsa vitin pasardhës indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend ishte më i lartë në një mesatare prej 4.9 për qind krahasuar me vitin 2022.

Me inflacionin që arriti në 14.2 për qind në mesin e vitit 2022, qeveria bëri pak për ta frenuar atë, sipas një raporti të Bankës Botërore. Ky inflacion ka dobësuar rëndë fuqinë blerëse të shtresave të ulëta të Kosovës, theksohet në raport.

Përveç rritjes së papcedentë të çmimeve, ritja ekonomike në Kosovë u ngadalësuar fort në vitin 2022 dhe 2023 krahasuar me vitin 2021-ën. Ky rekord negativ nuk e ndali narrativën e pushtetit për progres ekonomik.

Me vetëm rreth tre muaj të mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati po vazhdojnë ta drejtojnë gishtin te opozita dhe Gjykata Kushtetuese për inflacionin me disa nga produktet bazike që u rritën për gati 100 për qind.

Zgjidhja për situatën, sipas kreut të Qeverisë dhe ministrit të tij, ishte ligji antikushtetues – konstatuar nga Gjykata Kushtetuese – për ballafaqimin me këtë situatë. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit