Thuhet se Spice Girls do të ribashkohen për të shënuar 30-vjetorin e tyre pasi ato kanë planifikuar fshehurazi një turne botëror.
Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel B dhe Mel C raportohet se do të takohen javën e ardhshme në Miami për të diskutuar mbi detajet.
The Sun raporton se Victoria Bechkam, megjithatë është “90 për qind jashtë garës” me katërshen që po ec përpara me planet pa të për momentin.
Nuk ka ende detaje të tjera rreth rikthimit të këtij grupi ikonik.