30.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Rikthehet futbolli i Superligës, katër ndeshje të dielën, një të hënën

- Advertisement -

Në mes të garave kualifikuese evropiane, Drita të dielën nis mbrojtjen e titullit të kampionit me sfidën në udhëtim te Ferizaji.

Edicioni i ri i Superligës në futboll, nis të dielën, me katër ndeshje në program dhe një të hënën.

Skuadra gjilanase që do të vazhdoj garat në Ligën e Konferencës, në Superligës do të jetë mysafir i Ferizajt, në sfidën që do të nis nga ora 16:30.

Duele mjaft interesante ka rezervuar java e parë e ligës elite, që të dielën vazhdon edhe me tri ndeshje të tjera.

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit që është përforcuar shumë, do ta pret Prishtinën.

Malisheva e pret ekipin e ri të promovuar në Superligë, Prishtina e re, me këta të fundit që kanë bërë ndryshime të mëdha në skuadër.

Një duel klasik i Superligës, zhvillohet ndërmjet Drenicës e Llapit në Skenderaj. Skuadra e Bilbil Sokolit, që rikthehet në Superligë është nikoqire e llapjanëve të Batatinës.

Të hënën luhet vetëm një ndeshje, Gjilani – Ballkani, që edhe e mbyll xhiron e parë të Superligës.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave nisin nga ora 16:30.

Të ngjashme

Të fundit