24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3

- Advertisement -

Është rikthyet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3.

Kështu ka bërë të ditur KOSTT, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar.

“Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit. Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates.”

“Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.” – thuhet në njoftim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit