Adele ka paralajmëruar katër koncerte në një stadium të ndërtuar posaçërisht për të në Mynih të Gjermanisë, këtë verë. Koncertet do të zhvillohen në një ambient të hapur me kapacitet 80.000 vendësh në qytetin gjerman në datat 2, 3, 9 dhe 10 gusht.
“Arena e porositur do të ketë një kombinim të tribunave të ulura dhe zonave në këmbë me kapacitet për 80.000 njerëz në natë.”
Ajo tha se nuk kishte planifikuar më shfaqje pas rezidencës së saj aktuale në Las Vegas dhe dy shfaqjeve në Londër në 2022.
Por ylli i popit tha se ishte tunduar nga oferta e “një stadiumi të vetëm, me porosi i projektuar rreth çfarëdo shfaqjeje që unë dua të shfaq, që ishte goditëse në mes të Evropës”.
Regjistrimi i biletave është i hapur deri më 5 shkurt, ndërsa parashitja do të fillojë më 7 shkurt.