Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga 1285 testime të kryera, 397 persona kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087.
128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit.