The Rolling Stones u rikthyen në qytetin e tyre të lindjes duke mbajtur koncertin e tyre të parë në Londër pas 4 vjetësh.
78-vjeçari Mick Jagger dha një tjetër performancë të jashtëzakonshme në Hyde Park përpara mijëra adhuruesve të grupit.
Grupi u rikthye në skenë në turin e tij pas një ndërprerje për gati 2-javore pasi Jagger rezultoi pozitiv për COVID-19.
Virusi i detyroi Rolling Stones të anulonin një koncert në Zvicër dhe të riplanifikonin ndalesën e tyre në Amsterdam dhe më pas në skenën në Milanos në 22 Qershor.
Pas Londrës, tetë takime të tjera evropiane i presin Rockers përpara se të përfundojnë turneun e tyre në Berlin më 3 Gusht.
Koncertet në Hyde Park u hapën me një performancë nga Elton John dhe do të vazhdojë për tre fundjava rradhazi, me Adele, Eagles, Duran Duran dhe Pearl Jam.