15.6 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Rikthehen në fushë “Dardanët”, Kosova sonte do veç fitore në ndeshjen e parë kundër Islandës

- Advertisement -

Kosova dhe Islanda takohen sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.

Kosova kërkon avancimin në Ligën B, e cila do të ishte një arritje e madhe, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.

Dueli i parë luhet sonte në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha pritet të jeni gati për lojë, pasi në stërvitjen e djeshme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:45, kurse të gjitha biletat për këtë takim janë shitur

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit