11.5 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Rikthehen në bashkëjetesë pavarësisht urdhërit mbojtës, çifti nga Obiliqi përfundon në polici pas dhunës fizike

- Advertisement -

Një rast i dhunës në familje është raportuar në mesditën e së hënës në Obiliq. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 12:10, janë shoqëruar në stacion policor dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët ishin duke bashkëjetuar.

Sipas raportit, pas një mosmarrëveshjeje, dyshuarit kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore për të cilat kanë marrë trajtim mjekësor.

Hetimet kanë zbuluar se e dyshuara kishte urdhër mbrojtës ndaj mashkullit, por pa njoftuar policinë, ata kishin vendosur të rifillonin bashkëjetesën.

Me urdhër të prokurorit të rastit, është iniciuar procedura për rastin e dhunës në familje, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të fundit