Pas një pauze të shkurtër, pas përfundimit të fazës së ligës, rikthehet Liga e Kampionëve, me ndeshjet e playoffit.
Sot njëra nga ndeshjet kryesore zhvillohet në Stamboll, me Galatasaray që pret Juventusin me fillim prej orës 18:45. Teksa në mbrëmje, nga ora 21:00 luhen tre takime shumë interesante.
Benfica kërkon të përsëris mrekullinë e para pas javëve të Lisbonës, duke mirëpritur përsëri Real Madridin në Estadio da Luz.
Derbi francez, Monaco përball PSG dhe Dortmund – Atalanta janë sfida tepër interesante. Teksa të mërkurën, nga 18:45 Qarabag mirëpret Newcastlen.
Me fillim prej 21:00, Club Brugge i bën konak Atletico Madridit, ndërsa Olympiacos do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusenit.
Nga ora 21:00 zhvillohet edhe sfida Bodo/Glimt vs Inter.







