8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rikonfirmohet partneriteti i Departamentit Amerikan të Shtetit me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

- Advertisement -

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u prit në Departamentin e Shtetit Amerikan. Delegacioni zyrtar i Vatrës i kryesuar nga kryetari Dr. Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj, kryetari i Këshillit të Vatrës z.Kolec Ndoja, drejtori i degëve z.Mondi Rakaj dhe arkëtari i Vatrës z.Besim Malota, u takuan me zv/Sekretarin e Shtetit Alexander Kasanof. Takimi zyrtar prej një ore ishte i hapur dhe i përzemërt, ku u sollën në vëmendje disa pika thelbësore të çeshtjes shqiptare në përgjithësi. Kryetari i Vatrës, Dr. Elmi Berisha paraqiti një tablo të detajuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht Kosovës dhe Shqipërisë.

Të gjithë anëtarët e delegacionit zyrtar të Vatrës dhanë mendime të vyera, ide dhe pikëpamje profesionale për situatën në Kosovë dhe Shqipëri.

Z. Kasanof siguroi partneritetin midis Departamentit të Shtetit dhe Federatës Vatra. Ai theksoi se impenjimi i tij do të jetë maksimal për zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor.

Njëkohësisht ai garantoi që në mandatin e tij bashkëpunimi midis zyrës së tij dhe Vatrës vetëm do të fuqizohet në interesin e përbashkët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit