Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e vitit 2023 në Superligën e Kosovës futboll.
Ballkani dështoi të fitojë për të katërtën ndeshje radhazi duke e marr një barazim 0:0 në udhëtim kundër Gjilanit.
Kjo ka bërë që të hapet “luftua” për titull.
Ballkani vazhdon ta kryesoj tabelën me 40 pikë, gjashtë më shumë se Llapi i vendit të dytë.
Drita po ashtu ka 34 pikë dhe renditet në vendin e tretë.
Malisheva është e katërta me 29 sosh, derisa Prishtina është në vendin e pestë me 26 pikë.
Dukagjini renditet i gjashti, i ndjekur nga Feronikeli ’74 dhe Gjilani.
Derisa, dy skuadrat e fundit në renditje janë Fushë Kosova dhe Liria.