Rihanna është duke e çuar “Savage X Fenty” në një nivel tjetër. Fituesja e nëntëfishtë e çmimeve “Grammy”, ka bërë të ditur se ajo do të hapë dyqane për brendin e saj të të brendshmeve që po rritet me shpejtësi, në pesë qytete, me vendndodhjen e parë në Las Vegas.
Pas lançimit të vendndodhjes në Las Vegas, dyqane të tjera do të hapen në Los Angeles, Houston, Filadelfia dhe Washington DC, në fillim të këtij viti.
“Pas rritjes së pabesueshme të markës që nga lançimi për herë të parë në vitin 2018, kjo përvojë e re e drejtpërdrejtë te konsumatori është hapi tjetër për të sjellë një shprehje më të plotë të markës tek konsumatorët në tregjet kryesore”, bëri të ditur Savage X Fenty në një deklaratë.
Artistja e hitit “Anti” u bë muzikantja më e pasur femër në botë në gusht të vitit të kaluar, kur Forbes raportoi se pasuria e saj neto ishte rreth 1.7 miliardë dollarë, kryesisht falë 50% të aksioneve të saj në Fenty Beauty, të cilën Rihanna e lançoi në vitin 2017.