0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Rihanna si pjesa tjetër e botës “normale”: Miliarderja filmohet në një supermarket duke blerë ushqime, videoja bën xhiron e internetit

- Advertisement -

Pavarësisht se është miliardere dhe një nga këngëtaret më të famshme në botë, Rihanna u filmua duke blerë ushqime në një supermarket në Los Angeles si pjesa tjetër e botës “normale”, dhe pamjet kanë pushtuar rrjetet sociale.

Paparacët e filmuan atë ndërsa po merrte ushqime dhe zonja gabimisht shkoi t’i merrte karrocën, gjë që e bëri këngëtaren të qeshte.

“Imagjino të bësh pazar në supermarket dhe papritmas sheh Rihannën”, “Zonja patjetër që e kishte planifikuar këtë”, “Rihanna është personazhi më i sjellshëm i famshëm”, janë disa nga komentet në X (ish-Twitter).

Këngëtarja më parë tha se ëndrra e saj më e madhe ishte të jetonte si njerëz “të zakonshëm” dhe të ishte në gjendje të dilte pa e njohur askush. Fotoreporterët vunë re se ajo mbante një unazë, gjë që nxiti thashetheme se ishte fejuar.

Ajo është në një lidhje me reperin ASAP Rocky që nga viti 2020 dhe ata kanë tre fëmijë: djemtë RZA (3), Riot (2) dhe një vajzë pesëmuajshe me emrin Rocki.

Edhe pse e quajnë njëra-tjetrën bashkëshortë në intervista, Rihanna dhe ASAP Rocky ende nuk e kanë konfirmuar nëse janë realisht të martuar.

Të ngjashme

Të fundit