23.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Rihanna shfaq stilin e saj unik të shtatzënisë në Beverly Hills ndërsa afron lindja e fëmijës së tretë

- Advertisement -

Rihanna, 37 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj të veçantë të shtatzënisë, teksa u pa duke bërë një dalje në Beverly Hills këtë të enjte, vetëm pak kohë para datës së lindjes.

Ylli i hitit “Diamonds” është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin ASAP Rocky.

Gjatë shëtitjes së saj, këngëtarja veshi një këmishë të bardhë të lirshme dhe një fund shumëngjyrësh me motive, të kombinuara me sandale të bardha dhe aksesorë ari, shkruan DailyMail.

Ajo mbante gjithashtu syze të zeza dielli dhe një çantë Fendi elegante, duke e ruajtur stilin e saj të guximshëm edhe gjatë shtatzënisë.

Rihanna dhe Rocky tashmë janë prindër të dy djemve: RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 2 vjeç. Lajmin për shtatzëninë e tretë artistja e dha në maj gjatë MET Gala 2025, ku tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.

Në intervista të fundit, ajo ka pranuar se ndjehet mirë gjatë kësaj shtatzënie dhe se pavarësisht lodhjes, gjen kohë të punojë në projektet e saj muzikore.

Partneri i saj, ASAP Rocky, është shprehur i emocionuar për zgjerimin e familjes dhe e ka përshkruar periudhën si një kohë të mbushur me lumturi.

Rihanna nuk ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së tretë, por me humor ka lënë të kuptohet se do të mbajë traditën e emrave që fillojnë me shkronjën “R”.

Për momentin, ajo po shijon ditët e fundit të pritjes me stilin e saj karakteristik, duke mbetur një ikonë mode edhe në fazën më intime të jetës së saj. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit