23.8 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Rihanna në Paris për Javën e Modës, shkëlqen me pallton e kuqe

- Advertisement -

Rihanna mori vëmendjen e fansave teksa mbërriti në “Hotel Royal Monceau” në Paris, të enjten mbrëma.

Fituesja e shumë çmimeve Grammy, dukej shumë tërheqëse e veshur e gjitha në të kuqe, shkruan DailyMail.

Duke krijuar një iluzion nudo, Rihanna veshi një triko me ngjyrë lëkure nën një pallto të kuqe me prerje të mëdha në pjesën e përparme të saj.

Nëna e dy fëmijëve fshehu sytë e saj ngjyrë lajthi me një palë syze dielli të mëdha.

Ndryshe, Rihanna zbarkoi në qytetin e dashurisë të enjten për të marrë pjesë në festimet e Javës së Modës në Paris.

Rihanna ktheu kokën teksa mbërriti në Hotel Royal Monceau në Paris, Francë me shoqërinë e saj të enjten mbrëma.

Fituesja e shumë çmimeve Grammy, 36 vjeç, rrëshqiti nga sedilja e pasme e një SUV me shofer, e veshur me një pamje seksi krejt të kuqe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit