13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Rihanna na tregon se mund të dalë në rrugë me një robdishamber dhe të duket yll

- Advertisement -

Nëse do na thoshin se Rihanna del kështu nga dushi, do e besonim të gjithë, sinqerisht! Por, në prezantimin e linjës së saj të re për kujdesin ndaj flokëve, këngëtarja na tregoi se mund të duket e veshur bukur edhe me një robdishamber me të cilin rri rehat në shtëpi. Gjithnjë nëse e stiloni në mënyrën e duhur dhe i shtoni elementët e nevojshëm.

Ajo mund të kishe zgjedhur dhe një palë pantofla për të qenë rehat gjatë prezantimit, pse jo dhe për t’ju përshtatur stilit të veshjes, por jo. Rihanna e ktheu gjithçka në elegancë duke shtuar këpucët me takë të lartë dhe në ngjyrë floriri me një zinxhir te kyçi i këmbës plot me gurë të çmuar. Flokët e drejtuara dhe me onde dhe grimi pak i rëndë, vathët e diamantit dhe unazat e mëdha, ishin të gjithë detaje që e shndërruan veshjen e Rihanna-s nga tipike praktike dhe sportive në një stil super elegant.

Rihanna sapo na tregoi se mund të dalë në rrugë me një

Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit