Pas këtyre fotove për një gjë jemi të sigurt: Rihanna e zotëron me mjeshtëri formulën e stilit!
Artistja u pa në rrugët e New York-ut e veshur me një palë xhinse shumë të gjera, por detaji që ra menjëherë në sy ishte gjatësia e tyre. Me pak fjalë, xhinset ‘fshinin’ dyshemenë!
Me të çara dhe xhepa të mëdhenj, xhinset e gjata janë zgjedhja e Riri-t për të dalluar në rrugët e këtij qyteti.
Sigurisht, ne e dimë se çfarë ju po mendoni! A është kjo një zgjedhje praktike?
Sigurisht që jo. Por, ajo është Rihanna dhe mund të veshë xhinse super të gjera dhe të gjata e çuditërisht, t’i rrinë yll.
Por, nëse ju pëlqen stili i saj dhe nuk keni frikë të ndryshoni gjërat dhe të shkoni në ekstrem, provojeni! Vetëm kini kujdes se mos pengoheni!