Rihanna festoi të enjten (11 maj) përvjetorin e pestë të markës së saj “Savage X Fenty”.
Këngëtarja 35-vjeçare dukej joshëse teksa pozonte me veshje të brendshme nga koleksionet e saj që janë hedhur në treg që kur ajo lansoi kompaninë.
Sipërmarrësja – emri i djalit të së cilës u zbulua një ditë më parë – tregoi gjithashtu barkun e saj të rrumbullakosur teksa pozonte në mënyrë joshëse mbi një aparat të fotokopjes.

Krijuesja e hitit “Anti” u shfaq me një set të zi dhe pantallona të shkurtra nga koleksioni i saj i fundit teksa u përkul mbi skaner.
Në foto, themeluesja e “Fenty Beauty” shihet me një model flokësh të drejtë me balluke.

Për të kompletuar paraqitjen atraktive, Rihanna kompletoi veshjen me këpucë me taka gjithashtu të zeza.
Ndonëse po pret të bëhet nënë për herë të dytë, ylli i muzikës dukej në formë të mrekullueshme teksa brenda pak orësh grumbulloi mbi gjashtë milionë pëlqime dhe mijëra komente.

Theksojmë që iliarderja lansoi linjën e saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”, më 11 maj 2018.
Që atëherë, ajo ka lëshuar gjithashtu një markë kozmetike jashtëzakonisht të suksesshme dhe i ka rritur sipërmarrjet e saj të biznesit në një perandori.
