21.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Rihanna bën daljen e parë publike pas lindjes së vajzës

- Advertisement -

Rihanna ka bërë daljen e saj të parë publike që prej ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” u fotografua në West Hollywood, Kaliforni, të premten mbrëma, teksa merrte pjesë në festën e ditëlindjes së 37-të të Rocky-t. Ajo kishte zgjedhur një veshje mjaft ‘cool’, në stilin e saj karakteristik: një xhaketë të zezë lëkure bomber, pantallona të zeza me detaje puplash në fund dhe taka elegante të kombinuara me syze dielli. Rihanna e kompletoi pamjen me flokët e gjatë dhe kaçurrela, të ndara në mes.

Rihanna bën daljen e parë publike pas lindjes së vajzës

Ndërkohë, A$AP Rocky ishte veshur me një kostum ngjyrë bezhë në të njëjtin ton: një pallto të gjatë dhe pantallona të kombinuara me kravatë, ndërsa syzet e diellit i shtonin një prekje cool pamjes së tij. Çifti u fotografua duke u larguar nga festa me një Rolls-Royce kabriolet luksoz.

Rihanna bën daljen e parë publike pas lindjes së vajzës

Para se të hipnin në makinë, Rihanna dhe Rocky u panë duke biseduar jashtë lokalit, ndërsa në një moment, 37-vjeçarja përshëndeti fotografëve nga sedilja e pasme.

Më 24 shtator, Rihanna bëri publike lindjen e vajzës së tyre, fëmija i tretë i çiftit, përmes një postimi në Instagram ku shkruante:
“Rocki Irish Mayers – 13 shtator 2025.”

Të ngjashme

Të fundit