Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha është suspenduar nga televizioni publik për gjashtë muaj, gjë të cilën tha se e ka parashikuar.
Duke njoftuar për këtë, Berisha ka shkruar në Facebook se është me fat që është gjallë, ndërsa i akuzoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kishin organizuar “sulme sistematike” kundër tij.
Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndermarre sulme sistematike kunder meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat!Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga perfaqesuesit e Kurtit dhe te ambasades britanike, sot ne krye te RTK, te cilet shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku ordiner eshte i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin per drejtor te RTK-se!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndermarre sulme sistematike kunder meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat!
Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga perfaqesuesit e Kurtit e Sadriut me fasilitim edhe nga ambasada britanike, sot ne krye te RTK, te cilet shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku ordiner eshte i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin per drejtor te RTK-se!
Nese ka pak drejtesi, e qe besoj se ka, do te mbetet opsioni shtegdales per perballje. Nuk ka shans qe te molisem! Kaq per kete situate te parashikuar!
Ju pershendes miq!