1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Richard Grenell reagon pasi Trump e përzgjodhi Marco Rubion për sekretar Shteti: Urime Senator

- Advertisement -

Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Lidhur me këtë, Richard Grenell e ka uruar Rubion, përmes një reagimi në rrjetin X, ku ky i fundit është shprehur i nderuar për besimin që Trump ia dha atij për pozitën e Sekretarit të Shtetit.

“Urime, Senator. Do të jesh i mrekullueshëm për Amerikën!”, shkroi Grenell.

Ndërsa, Rubion në shkrimin e tij thotë se si Sekretar i Shtetit, do të punojë çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme.

“Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Pres me padurim të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, shkroi Rubion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit