Franck Ribery vendosi të qëndrojë në Salernitana pas daljes në pension për t’iu bashkuar fillimisht stafit teknik të klubit.
39-vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Bayern Munich dhe kaloi në Itali te Fiorentina në vitin 2019, më pas u transferua në Salernitana si agjent i lirë në 2021.
Ai e kishte nisur këtë sezon, por më pas vendosi të varte këpucët në tetor 2022, kur u bë e qartë se trupi i tij nuk ishte më në gjendje të mbante ritmin e stërvitjes dhe lojës.
Francezi mbeti në Salerno si pjesë e stafit të Nicola-s, më pas vazhdoi kur Sousa mori drejtimin.
“Objektivi im është të bëhem trajner”, tha Ribery për ‘Sport Bild’.
“Në 12 vitet e mia në Bayern Munich, marrëdhëniet më të mira që kam pasur me trajnerët ishin me Otmar Hitzfeld, Jupp Heynckes dhe Carlo Ancelotti. Italiani është vërtet një njeri i jashtëzakonshëm.
“Kam dhënë më të mirën për ta sepse mendja ime ishte e lirë nga mendimet negative dhe kënaqesha në fushë, njësoj si të isha fëmijë.”
Ribery luajti 40 ndeshje nën Ancelottin, në të cilat shënoi gjashtë gola dhe siguroi 18 asistime për shokët e tij, nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Heynckes është lehtësisht trajneri me të cilin ka punuar më shumë, pasi në 121 ndeshje, Ribery pa 35 gola dhe 58 asistime.