Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se dje (e martë) ka mirëpritur emisarin amerikan Gabriel Escobar për të biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka shkruar në rrjetin social “X” se së bashku me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar për situatën aktuale dhe rrugën përpara.
“Gëzohem të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin Escobar, në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm dje një diskutim të thelluar mbi dialogun, situatën aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak.
Glad to welcome my colleague and good friend 🇺🇸 DAS Escobar to Brussels. Together with our teams, we spent yesterday in an in-depth discussion on the Dialogue, state-of-play and way forward, as well as other Western Balkan regional issues. Grateful for an exceptional cooperation. pic.twitter.com/q8DgthhGpz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 23, 2023