6.5 C
New York
Thursday, April 3, 2025

Buy now

Rhode e quan akt të papranueshëm dhune sulmin në Zveçan

- Advertisement -

Akt të papranueshëm dhune e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode sulmin me granatë në Postën e Kosovës në Zveçan.

Sipas Rhode ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ai në postimin e tij në platformën sociale, “BlueSky” ka shtuar se autorët e këtij sulmi duhet të përballen me drejtësinë.

“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Rhode.

Mesnatën e së martës, me granata dore M-75 u sulmua objekti i Postës së Kosovës në komunën e Zveçanit. Njëra nga granatat shpërtheu në momentin e sulmit nga personat atje ndërsa tjetra në mënyrë të kontrolluar nga Policia e Kosovës. Nga sulmi pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit