15.3 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Rezultati në Mitrovicë “ngec” në 98,10%, s’po përfundon numërimi

- Advertisement -

Në shumicën e komunave ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, përfshirë edhe kryeqytetin.

Por, në Mitrovicë të Jugut ka më shumë se një orë që rezultati ka mbetur i papërditësuar.

Deri më tani janë procesuar 103 vendvotime, ndërsa edhe dy kanë mbetur.

Nga 98,10% të votave të numëruara, Faton Peci i Vetëvendosjes ka fituar 53,53% apo 17,542 vota, ndërsa Arian Tahiri mori 46,47% apo 15,228 vota.

Në Mitrovicë tashmë Vetëvendosje është duke festuar këtë rezultat, ndërsa Tahiri e ka uruar Pecin për fitore.

Të ngjashme

Të fundit