7.1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Rezultati i zgjedhjeve, Hoxhaj: Na obligon të përballemi me qeverinë dhe veten

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka falënderuar publikisht votuesit e PDK-së pas përfundimit të numërimit të votave, duke bërë të ditur se rreth 40 mijë qytetarë i kanë dhënë besimin për herë të nëntë për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj u shpreh mirënjohës ndaj votuesve dhe theksoi se ky besim përbën një përgjegjësi të shtuar politike. Ai tha se çdo vendim i tij do të udhëhiqet nga interesi i qytetarëve dhe i shtetit.

Duke folur për situatën politike, Hoxhaj paralajmëroi se demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga brenda, ndërsa shteti nga jashtë. Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e obligon PDK-në të përballet si me qeverinë e ardhshme, ashtu edhe me vetveten, duke bërë thirrje për ringritje dhe unitet partiak.

Të ngjashme

Të fundit