![Rezultatet preliminare në Ferizaj: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta Rezultatet preliminare në Ferizaj: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739125694404.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka fituar më shumë se gjysmën e votave, në zgjedhjet e së dielës.
Nga rezultatet preliminare të numërimit të votave, LVV-ja mori 28,753 vota, ose 53.12%
E dyta u rëndit PDK-ja, me 15,100 vota, ose 28%, ndërkaq e treta LDK-ja me 7,623 vota ose 14%.
Koalicioni AAK-NISMA mori 1,794 vota, ose 3.32%, ndërkaq Lista për Familjen mori 858 vota ose 1.60%.