15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Rezultatet paraprake të Exit-Poll-it, Haxhiu: Dy komuna shkojnë pa balotazh, Mitrovica do t’i befasojë të gjithë

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu, paralajmëroi në një lidhje direkte në televizionin T7 befasi në disa prej komunave, ndërsa po vijon votimi për zgjedhjet e sotme lokale.

Ai ka parë tashmë rezultatet e para të Exit-Poll-it dhe tha se në Prishtinë po bëhet “betejë e fortë”.

“Prishtina… e Jashtëzakonshme si garë, e jashtëzakonshme si betejë në çdo gjysmë ore të votimit dhe rezultati nuk dihet deri në momentin e fundit”, tha ai.

Haxhiu tha se “njëra prej komunave që do t’i befasojë të gjithë është Mitrovica e Jugut”.

Ai tha se “dy komuna shkojnë pa balotash”. Kjo, sipas tij, “tashmë dihet, sepse ka një diferencë të mjaftueshme”, nga rezultatet aktuale të Exit-Poll-it i cili publikohet sonte në 19:00 në Pressing në T7.

“Tri të tjera janë afër t’i ikin balotazhit. Njëra është me një përqindje prej 1.4 – 1.5% dhe është shumë afër që ta ruajë këtë rezultat dhe të shkojë pa balotazh”.

“Kurse te tri të tjera… rezultati te njëra është 49.2%, te tjetra është 48.8. Pastaj te tjetra është 47.8. Këto tri komuna, deri në momentin e fundit nuk e dimë a do të ketë balotazh apo jo. D.m.th, dy dihen sigurt, e treta është 90 me 10%, kurse tri tjera, të cilat janë komuna të mëdha, mund të shkojnë gjithashtu pa balotazh”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit