21.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Rezultatet e sondazhit: Mbi 32% e qytetarëve e fajësojnë VV-në për bllokadën në Kuvend

- Advertisement -

Në një sondazh të publikuar mbrëmjen e së enjtes, qytetarët janë pyetur edhe se kush është fajtori për bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas matjeve të UBO Consulting që u prezantuan në “Debat Plus”, 49.9 për qind e qytetarëve mendojnë se të gjitha partitë.

Megjithatë, mbi 32 për qind e lënë fajëtore partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Rezultatet si vijon:

Të gjitha njëjtë – 49.9 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje – 32.6 për qind

PDK – 7.3 për qind

LDK 6.3 për qind

Nuk e di – 3.1 për qind

Të ngjashme

Të fundit