Shqipëria dhe Kosova, të enjten miratuan në kuvendet respektive nga një Rezolutë.
Rezolutat janë në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po gjykohen në Hagë, ndërsa përmbajtjet i kanë gati të njëjta.
Përmes tyre, nga Gjykata Speciale u kërkua proces gjyqësor i drejtë e i paanshëm si dhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive themelore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Klan Kosova.
Pro kësaj lutje votuan 90 deputetë në Prishtinë, derisa një qe kundër.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë fare në votim.
Edhe ligjvënësit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzuan të premten në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.






