Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka mirëpritur veprimin e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë për miratimin e rezolutave për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo ka vlerësuar se kjo gjë ka rendësi historike.
Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se kjo tregon se të dy shtetet kanë të njëjtin ideal.
“Thirrja e dy Kuvendeve per drejtesi per kreret e UCK-se ka rendesi historike – nje ze, nje gjuhe nje komb con perpara idealet kombetare”, ka shkruar ajo.






