Rezoluta për çlirimtarët, Hasani: Shqipëria ka detyrim ndaj heronjve të Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialiste, Igli Hasani ka folur për dokumentin që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë, i cili mbron dhe mbështet ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Hasani tha se teksti i deklaratës së miratuar ka bashkuar klasën politike shqiptare, teksa shtoi se kauza e shqiptarëve të Kosovës është e shenjtë.

“Është detyrim shumë i madh që Kuvendi i Shqipërisë i ka atyre katër heronjve të Pavarësisë së Kosovës, atyre katër heronjve të kauzës shqiptare të pavarësimit të regjimit serb i Millosheviqit. Ky ishte motivi që ne sot diskutuam që në mëngjes me kolegët e grupit socialist dhe u dakorduam që t’i drejtohemi opozitës me idenë dhe dëshirën që të kemi një tekst të përbashkët. Ide dhe dëshirë që jo vetëm u mirëprit, por dhe u realizua. Ky tekst bashkoi klasën politike shqiptare, siç e ka bashkuar gjithmonë në të gjitha momentet e shtetit shqiptar, dhe kauza e shqiptarëve të Kosovës për ne është e shenjtë dhe për një asnjë moment nuk do ketë ndasi”, tha Hasani.

Pos tjerash, deputeti shqiptar tregoi edhe një herë se çfarë përmban ky dokument.

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit