6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rezistencë e fuqishme nga Ukraina, SHBA: Rusët kanë ngecur në veri të Kievit pa gaz e ushqime

- Advertisement -

Forcat luftarake ruse në veri të Kievit nuk kanë avancuar që nga e hëna dhe kanë mbetur pa ushqim dhe gaz, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Më shumë se 80% e fuqisë luftarake ruse të dislokuar tani është brenda Ukrainës, tha zyrtari.

Zyrtari shtoi se ngecja në veri të Kievit është pjesërisht për shkak të rezistencës së ashpër të Ukrainës dhe problemeve të karburantit dhe mbështetjes, transmeton Fox News.

Mungesa e përparimit mund të jetë gjithashtu rezultat i rigrupimit të Rusisë, rimendimit ose rivlerësimit të strategjisë së saj, tha zyrtari.

Një “numër i konsiderueshëm” i trupave ruse janë rekrutët, tha zyrtari, duke i përshkruar ata si “burra shumë të rinj të thirrur në shërbim”, të cilët mund të mos kenë qenë plotësisht të trajnuar ose të vetëdijshëm se do të merrnin pjesë në operacione luftarake.

Shtetet e Bashkuara po marrin indikacione se morali po dobësohet në disa prej këtyre njësive, shtoi zyrtari i mbrojtjes. Por Rusia ka bërë disa përfitime në pjesën jugore të Ukrainës pasi pushtoi Malitopol dhe Berdyansk, sipas Fox News.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit