Gresa Gashi dhe aktori i humorit në Shqipëri, Rezart Veleshnja, janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin që nga fillimi i këtij edicioni.
Ata kanë hedhur vazhdimisht akuza te njëri-tjetri, duke komentuar për pamje të jashtme e deri te profesionet që zotërojnë.
E së fundmi ish-aktorja e “O sa mirë” i thotë Rezit se e ka prekur, ia ka futur duart.
I njëjti duket të jetë revoltuar nga kjo deklaratë e Gashit dhe tha se do të marrë valixhet e të largohet nga ky format.
“Kujdes me duar se do të penalizohesh. Më preke me duar”, iu drejtua banorja.
Rezarti iu kundërpërgjigj: “Unë po e bëj gati valixhen tani dhe tregoju këtyre se përse do të dalë. Unë do të shkoj te dhoma e rrëfimit për të dalë”.
Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo dhe po vazhdon sërish garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.