Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka folur në “Pressing” të T7 për dyshimet për korrupsion në Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.
Ai ka thënë se thelbi i “shtetit të kapur” është përdorimi i hapësirave ligjore për të vendosur gjithçka nën një orientim që është korruptiv, duke iu referuar terminologjisë në fjalë.
Ai ka përmendur rastet e rezervave shtetërore, si dhe ushqimi i ushtrisë ku u vendosën si të klasifikuar.
“Thelbi i kapjes së shtetit është përdorimi i hapësirave ligjore për me vendos gjithçka në një orientim që është krejt korruptiv, pse po mendoj pse na jemi në fazë serioze të kapjes së shtetit. Së pari ju ka thënë dikush që nëse doni me bë tendërë që s’ju kqyr kush, klasifikoni, vendosne vulën konfidencial apo sekret. Kështu e kanë bërë me rezervat shtetërore. Rozeta Hajderi erdhi thojke kanë ardhur policia me ardh dokumente pa leje sigurisë, oj zonjë ti ke bërë vepër penale sepse ke klasiifku diçka që nuk është për me klasifiku”.
“Ju kujtohet rasti i madh publik që ishte me ushqimin për ushtrinë që donin me klasifiku e shumë e shumë tjerë”, ka thënë Ramadani.