7.9 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Rezervat shtetërore nën hetim: A nisi gjithçka nga zyra e kryeministrit?

- Advertisement -

Avokati Skender Musa, thotë se Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi, të akuzuarit për përfshirje në këtë skandal, vendimin sipas tij, e kanë marrë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Musës, këto lloj veprimesh merren së pari vendim nga i pari i Qeverisë.

“Tash a kanë qenë këto dokumente në mënyrë të ligjshme të shpallur, nuk e kam trajtuar e as lexuar atë pjesë. Mirëpo përgjegjësia nëse u nis procedura, nuk ka mundur të niset pa vendim të kryeministrit. Kryeministri është numri një i Qeverisë së Kosovës, që kanë pasur nevojë për atë vendim. Nëse ka shkelje Rozeta, kanë shkelje këta dy zyrtarë, ata janë bazuar në vendim të kryeministrit”, u shpreh Musa.

“Vendimet e kryeministrit, udhëzimet administrative janë obligative për ministrat, sekretarët dhe drejtorë të departamenteve”, u shpreh pos tjerash ai.

Mes tjerash, Musa tha se nuk e di  nëse vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është kërkuar të shpallet i paligjshëm, pasi sipas tij, ky përbën një rol të madh në këtë rast.

Të ngjashme

Të fundit